Detaje të reja: Diskoteka ‘Venom’ u sulmua me 20 plumba nga një veturë në lëvizje

Të paktën 20 plumba janë shkrepur mbrëmë në drejtim të diskotekës “Venom NightClub”, e cila ndodhet në Çagllavicë të Prishtinës. Gazeta Express raporton se si pasojë e sulmit janë shkaktuar thyerje të xhamave të objektit, teksa e gjithë ngjarja ka ndodhur jashtë orarit të punës së diskotekës.

Burime të Gazetës Express bëjnë të ditur se sulmi ka ndodhur nga persona të panjohur, të cilët janë parë duke lëvizur me motoçikletë.

Në vendngjarje ka dal edhe Policia e Kosovës për ta trajtuar rastin, teksa nuk bëhet e ditur për arrestimin e ndonjë të dyshuari.

Lidhur me rastin nuk është deklaruar akoma Policia e Kosovës, gjithashtu nuk dihet motivi i sulmit.

Diskoteka ka paralajmëruar se ndejat dhe mbrëmjet do të vazhdojnë të mbahen ashtu siç janë planifkuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *