Një person ka humbur jetën sot pas një aksidenti në trafik që ndodhi në fshatin Shupkovc të komunës së Mitrovicës.
Viktima është një burrë i moshës 67-vjeçare, i cili vdiq derisa po lëvizte me traktor në rrugën nacionale. I ndjeri ishte me vajzën e tij, kur dyshohet se nisi të mos ndihej mirë dhe papritmas ka humbur kontrollin mbi automjet, duke përfunduar në një autolarje.
67-vjeçari u gjet i shtrirë në tokë pa shenja jete, vdekjen e së cilit e konfirmoi edhe ekipi i mjekëve.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.