Blasta mbrëmë është larguar nga Big Brother VIP Kosova.
Kjo pasi ai është përfshirë në një incident, derisa Artani ishte duke ia hekurosur maicën – e ka djegur në vend intim.
Kjo gjendje e tij shëndetësore ka bërë që ai të lë përfundimisht shtëpinë, pasi ka nevojë për trajtime shtesë.
Aktualisht, Blasta është nën përkujdesje të mjekëve dhe gëzon gjendje shumë të mirë shëndetësore.
Blasta, emri i vërtetë i të cilit është Lorik Shaqiri, bëhet konkurrenti i dytë që eliminohet nga BBVK për shkaqe shëndetësore, pas Gjon Karricës, muaj më parë.