Të shtrirë në shtrat, Kristi dhe Keisi shijojnë momente intime së bashku

Në “Big Brother VIP Albania” po krijohet një çift i ri. Pas Luiz Ejllit dhe Kiara Titos, Krist Aliaj dhe Keisi Medini janë dyshja që duket se kanë një pëlqim për njëri-tjetrin.

Ata këtë po vazhdojnë ta dëshmojnë dita-ditës brenda shtëpisë së famshme, teksa sa më shumë që kalon koha aq më shumë afrohen me njëri-tjetrin.

Që prej momentit që pranuan pëlqimin për njëri-tjetrin, nuk kanë munguar momentet intime, puthjet, përqafimet e po ashtu edhe të flenë së bashku.

Gjatë ditë së sotme, Keisi dhe Kristi ishin të shtrirë bashkë në një shtrat dhe po vazhdonin me ngacmime. Kristi nuk ndaloi së prekuri këngëtaren, duke i dhuruar edhe puthje të zjarrta.

https://www.instagram.com/reel/CpFu5z3tJxR/?utm_source=ig_web_copy_link

Më herët në lidhje me këtë romancë të Kristit ka reaguar e dashura e tij jashtë shtëpisë, Zaza me të cilën disa kohë më parë “Iconstyle” ju njohu me të.

“Nuk mund të them me fjalë se sa e prekur jam nga kaq shumë njerëz që më kontaktuan dhe më ngushëlluan. Mesazhet e mia janë të tejmbushura dhe do të doja t’i përgjigjem secilit prej jush, por nuk kam forcën për ta përballuar tani gjithë këtë.

Shpresoj që të gjithë të qëndroni të bekuar dhe shpresoj që Zoti t’ju japë të gjithëve dyfishin e dashurisë që njerëzit po më japin tani. Më lehtëson vërtet të di se njerëzit që as nuk më njohin, e shohin të vërtetën dhe e vlerësojnë moralin!

Nuk jam mirë dhe do të më duhet pak kohë që të shërohem dhe të kuptoj disa gjëra që po më ndodhin para syve. Unë vij nga një familje e dashur, e kujdesshme dhe e arsimuar që më ka mësuar se vlerat në jetë janë brenda së vërtetës, moralit dhe aftësisë për të qëndruar etik, edhe kur gjërat bëhen të vështira.

Nuk do të komentoj më tej për këtë, pasi besoj se kjo gjë është kuptuar nga të gjithë. Që nga fillimi i njerëzimit, e vërteta gjithmonë ka mbrojtur të drejtët. Falenderoj secilin prej jush nga thellësia e zemrës sime!”- shkruante Zaza.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *