Djali dhe vëllai i Nuredin Lushtakut dorëzohen në Polici

Arbër Lushtaku, djali i Nuredin Lushtakut bashkë me xhaxhain e tij Arif Lushtakun tashmë janë dorëzuar në Polici, pas qëndrimit në arrati që nga mbrëmë kur ndodhi incidenti me policët në Skenderaj, raporton Sinjali.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se Arbëri dhe Arifi janë dorëzuar në stacionin policor ‘Jugu’ në Prishtinë, ku pritet të intervistohen nga hetuesit policorë. Ata dyshohen për veprën penale “sulm”.

Si pasojë e konfliktit të mbrëmshëm, dy policët Enver Smakiqi dhe Mërgim Geci mbetën të plagosur. Motivi i rastit dyshohet të jetë gjoba për kundërvajtje në trafik që ata i shqiptuan Arbërit, djalit të Nuredinit. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *