Leonardo Di Caprio duket se e ka të pamundur të heqë dorë nga moshat e reja.
Ylli hollivudian u fotografua sërish me një vajzë 28 vite më të re se ai dhe bëhet fjalë për modelen 21-vjeçare, Josie Redmond.
Ndonëse ishte munduar të maskohej për të mos u njohur, Leo nuk ia arriti pasi paparazzit ishin aty kur ai doli nga bari në shoqërinë e modeles në orën 4 të mëngjesit.
Bukuroshja bionde jeton në Los Angeles dhe ka punuar me marka si 7 For All Mankind dhe Paige Denim.
Nuk dihet nëse bëhet fjalë për ndonjë romancë mes tyre.