Disa të plagosur nga sulmi me armë në Kopenhagë

20:40 – Disa persona janë plagosur nga të shtënat në një qendër tregtare në kryeqytetin danez, Kopenhagë.

Dëshmitarët okularë kanë folur për skena kaotike teksa të shtënat kanë rënë brenda qendrës tregtare Field në jug të qytetit.

Një person është arrestuar, por policia nuk ka dhënë detaje. Numri i viktimave është i paqartë, transmeton Zeri.info.

Të gjitha rrugët atje dhe linja e metrosë që e lidh atë me qendrën e qytetit janë mbyllur dhe ekipet e ambulancës dhe zjarrfikësve ndodhen në vendngjarje.

Dëshmitarja okulare Emilie Jeppesen i tha gazetës Jyllands-Posten: “Nuk e dinim se çfarë po ndodhte. Papritur kishte vetëm kaos kudo.”

Kryebashkiakja e Kopenhagës Sophie Andersen, shkroi në Tëitter se zyrtarët nuk janë të sigurt se sa njerëz janë lënduar në sulm, por tha se incidenti është “shumë i rëndë”.

Field’s është qendra më e madhe tregtare në Danimarkë, me mbi 140 dyqane dhe restorante.

Këngëtari britanik Harry Styles do të performonte sonte disa metra larg nga qendra tregtare.

Organizatorët i thanë agjencisë së lajmeve Reuters se koncerti do të zhvillohet pas një bashkërendimi të ngushtë me policinë lokale.

19:45 – Pamje nga momenti i të shtënave në një qendër tregtare në Danimarkë

 Policia daneze ka njoftuar se disa persona janë qëlluar me armë zjarri në një qendër tregtare në Kopenhagë.

Të shtënat ndodhën në qendrën tregtare Field, një nga më të mëdhatë në Skandinavi, transmeton Zeri.info.

Policia ka konfirmuar se një person është arrestuar, ndërsa janë publikuar edhe pamje nga momenti i të shtënave dhe paniku që ka ndodhur në këtë qendër tregtare.

Policia daneze tha se disa persona janë goditur nga të shtëna me armë zjarri në një qendër tregtare në kryeqytetin Kopenhagë të dielën.

Policia e Kopenhagës shkroi në Twitter se oficerët ishin dërguar në qendrën tregtare pas raportimeve për të shtënat. Ata këshilluan njerëzit brenda qendrës tregtare të qëndrojnë të qetë dhe të presin ndihmën e policisë, transmeton Zeri.info.

Pas pak minutash Policia ka njoftuar gjithashtu se ka arrestuar një person në lidhje me ngjarjen.

“Një person është arrestuar në lidhje me të shtënat”, shkroi policia e Kopenhagës në Twitter, duke shtuar se “Aktualisht nuk mund të zbulojmë më shumë për identitetin e personit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *