Personat që shihni në fotot e mëposhtme janë dy shqiptarët që mbetën të vrarë mbrëmjen e kaluar në Athinë. Andon Dhimitraq Tefi dhe Armando Lamaj janë dy shqiptarët që kanë mbetur të vrarë ndërsa ende nuk është bërë i ditur emri i shqiptarit të tretë i cili thuhet se është vrarë nga ish-e dashura e tij.
Sipas policisë greke është Andon Tefi, 48 vjeç është emër i njohur pasi merrej me drogë dhe merrte pjesë edhe në organizata kriminale. Shqiptari ka qenë i martuar dhe ka një vajzë dhe konsiderohej si një nga kriminelët më të mëdhenj në Athinë, aktiv në rrjete të ndryshme droge, gjithmonë i armatosur dhe i pamëshirshëm.
Kjo u pa qartë edhe nga mënyra se si ai qëlloi fillimisht burrin që lëvizte me motor, gjatë sherrit në Kato Patisia dhe ekzekutoi ftohtë të atin i cili doli nga makina sapo pa djalin e tij të qëlluar. Banditi shqiptar nuk ka ngurruar të qëllojë burrin që tentoi të arratisej, ndërsa gruaja me të cilën ndodhej ka përplasur me makinë burrin e gjakosur.
Një dëshmitar, i cili ndodhej pikërisht në vendin e takimit vrastar, ka përshkruar me detaje atë që ka ndodhur.
Ai ishte i tërbuar, gjuante pa pushim dhe në të gjitha drejtimet. Sipas tij, teksa autori ndodhej me 43-vjeçarin në një makinë, u shfaqën dy automjete të tjera dhe një motor. Njëri prej tyre iu afrua dritares së sulmuesit dhe e goditi me grusht.