Prezantuesja e emisionit “Big Talk” në kuadër të Big Brother VIP Kosova, Elita Rudi duket se nuk është mirë me shëndet.
Ajo ka publikuar një video në Instagram duke marrë serum në ambientet e shtëpisë si pasojë e një ftohjeje sezonale.
Në lidhje me këtë ajo ka komentuar edhe mënyrën se si ‘nysat’ po e shijojnë pishinën gjatë kësaj periudhe dimërore dhe përsëri ia dalin të “mos sëmurën”.
“Çfarë sekreti e kanë këta nysat e Big Brother që nuk sëmurën kështu me të shkurta dhe me bikine, lahen e nuk i gjen asgjë. Ndërkohë, unë mbarova duke u ftohur, ani pse dal me xhampera e jakne të trasha”, thotë Elita në video.