Ky është 34-vjeçari shqiptar që u vra në Mykonos pas sherrit për një vajzë! Autor pronar i një hoteli

Ngjarja e rëndë që ndodhi sot në Mykonos ka nxitur reagime të ashpra nga qytetarët e të dyja vendeve, shqiptarë dhe grekë. Në një lokal në Skylambela, Mykonos, 33-vjeçari grek Athanasios Nazos qëlloi me armë gjahu 34-vjeçarin shqiptar(mediat greke kanë publikuar vetëm foton e tij), pas një sherri për një vajze. Sipas raportimeve, autori i vrasjes është pronar i një hoteli në ishull, i cili dyshohet se është përleshur me shqiptarin, pasi ai i kishte ngacmuar të dashurën.

Shqiptari, i cili jetonte në Mykonos prej disa vitesh, kishte blerë një vilë në një nga zonat më të lakmuara të ishullit. Në këtë ngjarje tragjike shqiptari humbi jetën në vendin që ai e kishte zgjedhur për të jetuar, shkruajnë mediat në Greqi.

33-vjeçari grek është arrestuar, por është në gjendje të rëndë për shkak të konsumit të tepërt të alkoolit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *