Familja në dasëm hajnat hyjnë në një shtëpi në Prizren dhe bëjnë ‘qyl’ vjedhin 8 mijë euro dhe …

Vjedhjet janë bërë shumë të shpeshta, çdo ditë raportohen në Polici raste të shumta që po ndodhin në biznese e shtëpi gjithandej vendit, duke shkaktuar frikë e pasiguri të madhe për qytetarët.

Një rast i rëndë ka ndodhur edhe mbrëmë, në rrugën “Janina” në Prizren.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se hajnat kanë hyrë me forcë brenda një shtëpie në të cilën nuk ndodhej askush, pasi e gjithë familja kishin shkuar në një dasmë.

Rasti është denoncuar në Polici nga pronari i shtëpisë, i cili ka deklaruar para hetuesve policorë se me t’u kthyer në shtëpi kishte vërejtur se dikush ka depërtuar brenda përmes dritares dhe kanë vjedhur 8 mijë euro stoli dhe 4 telefona mobilë.

Pas raportimit të rastit, njësitë policore iu janë përgjigjur rastit dhe është bërë ekzaminimi i vendit të ngjarjes, ndërkohë që me urdhër të Prokurorit është iniciuar rasti si “vjedhje e rëndë” dhe kanë nisur hetimet për kapjen e të dyshuarve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *