Shkon mbi 45 mijë numri i viktimave në Turqi dhe Siri pas tërmetit

Numri i viktimave nga tërmeti në Turqi dhe Siri ka kaluar shifrën mbi 45 mijë.

Numri i viktimave të regjistruar në Turqi është 39,672, kurse qeveria siriane dhe OKB thonë se mbi 5, 800 kanë vdekur në Siri.

Tjetër lëkundje tërmeti e fuqishme në Turqi, magnituda 7.7 - Top Channel

Ekipet e kërkim-shpëtimit në qytetin turk Hatay kanë nxjerrë të gjallë nga rrënojat një 45-vjeçar pas 278 orëve, raporton Al-Jazeera.

Diku rreth 180 kamionë të OKB-së me ndihma kanë kaluar nga Turqia në veriperëndim të Sirisë që nga 9 shkurti.

Në anën tjetër autoritetet turke po kujdesen për 1,589 fëmijë, të cilët janë ndarë nga familjet pas tërmetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *