Zylfi Krasniqi , 12- vjeçari nga Komuna e Dragashit është haxhiu më i ri kosovar, ka njoftuar Bashkësia Islame e Kosovës.
Përmes njoftimit, BIK-u ka bërë të ditur se ai është bashkuar karvanit të 700 besimtarëve myslimanë të Kosovës që kanë marrë rrug drejtë Arabisë Saudite.
“Djaloshi 12 vjeçar nga Dragashi, haxhiu më i ri kosovar!
Mbi 700 kosovarë kanë marrë rrugën drejt vendeve të shenjta për ta kryer haxhin.
Këtij karvani të besimtarëve i është bashkëngjitur edhe Zylfi Krasniqi 12 vjeçari nga Dragashi, i cili është haxhiu më i ri nga Kosova që ka marrë rrugën drejtë Arabisë Saudite.
Zylfiu bashkë me familjen e tij iu bashkun shumë besimtarëve myslimanë nga e gjithë bota në pelegrinazhin e haxhit.
12 vjeçari shihet në disa imazhe bashkë me imamin e fshatit Zhur, Lulzim Susurin.
Kujtojmë se besimtarët myslimanë do të qëndrojnë rreth 20 ditë në vendet e shenjta për ti kryer obligimet e haxhit”.