Shtëpia e “Big Brother VIP” i është dorëzuar e gjitha dashurisë ditën e sotme, teksa banorët i kanë bërë dedikime njëri-tjetrit, kanë dhuruar mesazhe dashurie për partnerët e tyre jashtë shtëpisë, po ashtu nuk kanë nguruar të dhurojnë edhe shumë puthje, ndërsa të gjithë jemi në pritje të mbrëmjes së sotme dhe surprizës që është premtuar nga Luizi (të cilën ne tani e dimë, por banorët brenda ende jo).
Megjithatë, le ta zhvendosim vëmendjen tek një tjetër banore e reality show-t sepse sigurisht Shën Valentinin e ka festuar edhe Olta Gixhari, duke marrë një surprizë nga partneri i saj që tashmë është bërë i famshëm edhe për publikun, Dori.
Kështu për aktoren ka ardhur një buqetë e madhe me trëndafila, që janë edhe simboli i kësaj feste, gjë që Gixhari i ka pritur me shumë gëzim.