Biden i shkruan Vuçiqit për festën kombëtare, e përkrah në qëndrimin për planin franko-gjerman

Presidenti i ShBA-ve Joe Biden e ka uruar homologun e tij serb Aleksandër Vuçiq me rastin e ditës së shtetësisë së Republikës së Serbisë.

Në këtë mesazh urimi, Bideni i bëri thirrje Serbisë që të mbështes popullin e Ukrainën dhe të kërkojë llogari nga Rusia duke shtuar se ShBA-ja do ta vazhdojë mbështetjen e Serbisë në rrugën e saj drejt normalizimit të raporteve me Kosovën.

“I nderuari zoti President, Në emër të Popullit të Shteteve të Bashkuara, ju dërgoj urimet e sinqerta juve dhe popullit të Serbisë me rastin e festës kombëtare, të cilën ju e festoni më 15 shkurt.” – nis letrën e tij z. Biden.

Ai më pas i foli edhe për diversifikimin e burimeve të energjisë dhe forcimin e bashkëpunimit ekonomik mes ShBA-ve dhe Serbisë.

“Në vitin e ardhshëm, Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë mbështetjen e rrugës së Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën…” – shkruhet më tej në këtë letër.

Ai i shprehu mbështetje Vuçiqit edhe për përkrahjen e tij për planin franko-gjerman (propozimi i BE-së) për normalizimin e raporteve me Kosovën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *