Superliga e Turqisë rinis me dy skuadra më pak

Turqia mban zi për viktimat e tërmetit të dhunshëm që shkatërroi një pjesë të madhe të vendit më 6 shkurt.  Sigurisht që nga pasojat e katastrofës po vuan edhe futbolli.

Autoritetet kanë vendosur që kampionati të rifillojë më 3 mars, por gara në elitën e futbollit turk do të jetë me më pak skuadra. Hatayspori dhe Gaziantepi (mbyllin tabelën e klasifikimit), dy skuadrat nga qytetet nga dy nga zonat më të prekura, kanë vendosur të tërhiqen.

Një vendim që do të ketë pasoja edhe në merkato, sepse lojtarët do të mund të vendosin ta mbyllin sezonin diku tjetër. Drejtuesit e të dy klubeve do t’i lënë të lirë lojtarët që ta vijojnë diku tjetër karrierën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *