Inflacioni “thyen zemrat” e të dashuruarve

Të thuash “të dua” me lule dhe dhurata kushton më shtrenjtë këtë vit, teksa inflacioni nuk ka kursyer as festën e të dashuruarve.

Për një pjesë të madhe, çmimet janë shtuar si arsye për të zgjedhur të mos festojnë Shën Valentinin. Por, për të tjerët, situata ekonomike nuk e ka zbehur atmosferën, siç tregojnë edhe luleshitësit që nuk prisnin kaq shumë porosi, veçanërisht nga emigrantët.

Sipas të dhënave nga tregu dhe nga Instituti i Statistikave, krahasuar me Shën Valentinin e kaluar, çokollatat janë shtrenjtuar me 15%, trëndafilat me 20%, bizhuteritë me 5%, ndërsa darkat në restorante dhe udhëtimet me përkatësisht 5,2% dhe 5,3%.

Bizneset janë përpjekur të shtrëngojnë marzhet e fitimit për të mos dekurajuar blerësit, ndërsa këta të fundit zgjedhin të kursejnë aty ku munden.

Në krahasim me vitin e kaluar, argjendaritë deklarojnë se klientët po tërhiqen më shumë drejt argjendit se sa arit, ndërsa ata klientë që zgjedhin gurët e çmuar, po preferojnë përmasat më të vogla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *