14 shkurti, “surpriza e dashurisë”, disa nga dhurata që nuk duhet ti bëni

Dita e Shën Valentinit po afron dhe dhuratat për çiftet mbetet një shqetësim klasik, i përjetshëm. Ndonëse me lule dhe çokollata në ditën e Dashuruarve, nuk gabon kurrë, meshkujt çdo vit përpiqen të gjejnë mënyra më origjinale.

Sidoqoftë, disa dhurata duhet të shmangen. Më poshtë do ju listojmë 5 dhurata kryesore të cilat kurrësesi nuk duhet t’u vini syrin për t’i bërë më 14 Shkurt.

Trajtime kundër rrudhave dhe celulitit

Edhe nëse partneri ka disa rrudha të lehta apo disi të thella, është mirë t’i rezistoni tundimit për të dhënë serume dhe kremra kundër plakjes ose dobësimit (përveç nëse kërkohet).

Pizhama

Kaq të rehatshme dhe të këndshme, por ato janë ekuivalente me çorapet e dhuruara nga mamaja për Krishtlindje.

Fillimi i palestrës

Më mirë të mendosh të rikthehesh në formë në një kohë tjetër! Kështu që ftesa për të hequr ca kilogram, nuk duket se është mënyra më e mirë për t’i deklaruar dashurinë partnerit.

Veshje të koordinuara në çift

Kjo është kur romantizmi çohet në ekstrem: por gati 2 në 10 persona të intervistuar, kanë pohuar se nuk është e nevojshme të vishen triko apo bluza identike për të treguar dashurinë. E njëjta gjë vlen edhe për aksesorët romantikq si kafshë pelushi apo sende në formë zemre, shkruan Top Channel.

Objekte për shtëpinë

Ashtu si kremrat antirrudhë apo anëtarësimi në palestër, nuk duhet kurrsesi t’i dhuroni të dashurës, apo bashkëshortes elektroshtëpiake, apo sende të ngjashme. Partnerja dëshiron vëmendje dhe jo të ndihet si shtëpiake e dëshpëruar.

Gjithsesi, dhurata është personale, dhe sidoqë të jetë ajo vlerësohet. Por këshillohet që më 14 shkurt, në Ditën e Shën Valentinit, “surpriza e dashurisë” të jetë e bazuar në personalitetin dhe pritshmërinë e partnerit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *