Reagon sindikata e Policisë pas plagosjes së dy policëve në Skenderaj

Pas rastit që ndodhi dje ku mbetën të plagosur dy policë në Skenderaj, ka reaguar sindikata e Policisë.

Kjo sindikatë ka kërkuar nga organet e drejtësisë që për të dyshuarit të veprohet sipas ligjit, dhe se janë duke përcjellë situatën dhe do të reagojnë sipas informatave që do t’i sigurojnë.

“Sindikata e Policisë së Kosovës është e shqetësuar me rastin e sulmit ndaj dy zyrtarëve policorë në Skenderaj, me ç’rast njëri nga ta është plagosur nga armë zjarri, kurse tjetri me mjet të fortë duke qenë në kryerje të detyrës zyrtare. Ne kërkojmë nga organet e drejtësisë që për personat e dyshuar të veprohet sipas ligjit. Jemi duke e përcjellë me vëmendje situatën e krijuar dhe do të reagojmë konform informatave që do t’i sigurojmë”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Zyrtarëve policorë, të cilët gjenden në trajtim mjekësor, u dëshirojmë shërim të shpejtë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *