Rexhaj i VV-së: Kushdo që do të nis luftë, ka punë me gjithë shqiptarët

Deputeti i Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj, foli po ashtu në lidhje me zhvillimet e fundit në dialogun e Kosovës me Serbinë. 

“Dialogu Kosovë-Serbi që nga fillesa ka pranuar koncesione të vazhdueshme që prej shpalljes së Pavarësisë së Kosovsë, nga fusnota – nana e Zajednicës – e te Zajednica vet.” – nisi fjalën e tij z. Rexhaj. 

Ai më pas nisi të sulmonte Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, përkundër që kryeministri i vendit ishte shprehur se mund të konsiderohej formimi i tij. 

“Po i kthehemi pak Pakos së Ahtisaarit. Nëse kishte ndonjë kritikë asokohe pa dyshim ishin të drejtat e pakicave. Dhe sigurisht në një vend me shumicë absolute shqiptare. Në Kosovë janë dhjetë komuna me shumicë serbe, nga 38 sa janë gjithsej. Përkundër faktit se vetëm 4 për qind janë serbë. Në Kuvendin e Kosovës janë 10 vende të garantuara për serbët. Kushtetuta, nuk mund të ndërrohet pa marrë pëlqimin edhe të serbëve,” – u shpreh më pas z. Rexhaj pa adresuar direkt temën kryesore të debatit. 

Më pas ai denoncoi retorikën e Serbisë për luftë. 

Rexhaj përmendi edhe se sot shqiptarët në rajon ishin më të fortë se asnjëherë. 

“Kushdo që do të nis luftë apo kërcënon për luftë, duhet ta dijë që do të ketë punë me gjithë shqiptarët.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *