Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka treguar detaje të reja lidhur me takimet me emisarin e BE-së për dialogun, Kosovë-Serbi, dhe emisarët e vendeve të tjera të fuqishme.
Kurti tregoi se versioni i dytë i planit franko-gjerman ka qenë merre ose leje. Nëse Kosova do të thoshte jo, atëherë do të kishte ndëshkime.
“Versioni i dytë ka adresuar dy nga komentet tona, por nuk ka lëvizur prapa në asnjë nga parimet që ngërthente dokumenti i parë. Dokumenti kryesor kësja radhe kishte plan zbatimi. Me datë 20 janar 2023, emisarët që shoqëruan Lajçakun, amerikan, gjerman, francez, e italian, dhanë disa qëndrime. Ata më bënë të qartë se propozimi kryesor këtë herë është fare pranë merre ose lëre. Nuk do të lejohet hapja apo negocimi i tij. I gjithë aparati diplomatik e politik i shteteve është vënë në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare. Nuk pritej jo nga Kosova, sepse do të hynim në rrugë konfrontimi me ta. Cfarëdo refuzimi do të shoqërohet hapa kundërshtues e ndëshkues në hapa diplomatik për Kosovën. Unë ia dhashë komentet e mia qysh në fillim të atij takimi. Edhe herën e parë edhe herën e dytë i kam ofruar të shkruara”, tha Kurti.
“Është i pranueshëm por duhet të përfshijë më shumë elemente garantuese lidhur me aëntarësim në organizata ndërkomëbtare, njohjeve. Pas vizitës më 6 shkurt dhe qartësimit të disa prej mekanizmave që do të negociohen në planin e zbatimit, konfirmova që propozimi franko-gjerman është bazë e mirë për bisedime të mëtejme. Pranimi i dokumentit kryesor është pa paragjykim nga negocimi i planit të zbatimit”, theksoi kryeministri i vendit.
“Pranimi i propozimit kryesor përbën hap përpara. Plani kryesor nuk ka asnjë referencë për Asociacionin, edhe pse flet për të gjitha marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel. Për Asociacionin do të flitet në procesin ku flitet për nisjen e zbatimit. Aty qëndrimi im do të jetë Asociacioni zbatohet nëse plotësohen gjashtë kushtet”, deklaroi ai.