Në shtëpinë e “Big Brother Vip Albania” banorët kanë realizuar lojën “E kam bërë, se kam bërë.” Të vendosur përballë një monitori ku shfaqeshin situatat/pyetjet, me një tabelë në dorë ku në njërën anë shkruante “e kam bërë” dhe në tjetrën “se kam bërë” ata duhet të përgjigjeshin vetëm duke ngritur tabelën.
Teksa në ekran u shfaq situata “Kam puthur dikë të së njëjtës gjini”, ishte Bledi ai që ngriti tabelën “E kam bërë”. Në këtë mënyrë gazetari pranoi se ka puthur një mashkull në buzë duke habitur jo vetëm banorët, por edhe publikun.Shumica e vajzave e pranuan gjithashtu se e kanë bërë dicka të tillë, ndërsa Bledi ishte i vetmi nga djemtë.