Rihanna dhuroi një shfaqje elektrizuese në Super Bowl Halft-Time Show, por interneti shpërtheu kur këngëtarja zbuloi një të ftuar special. Zyrtarisht Rihanna është në pritje të ëmbël për herë të dytë. 9 muaj pasi solli në jetë fëmijën e saj me A$AP, duket se cifti janë gati për të zgjeruar familjen. Rocky do të bëhet me një motër ose vëlla.
Në një intervistë të dhënë javën e kaluar, këngëtarja u pyet nëse do të kishte ndonjë surprizë gjatë performancës së saj në stadiumin State Farm të Arizonës dhe ajo tha “po”. Natyrisht, fansat supozuan se ajo po fliste për një nga shumë artistët me të cilët ka bashkëpunuar gjatë karrierës së saj, si Jay-Z, Drake apo Eminem. Por askush nuk e priste që bëhej fjalë për një tjetër fëmijë nga Riri.
Epo, urime!