Policët e rinjë të gatshëm për tu betuar 

Ka diplomuar gjenerata e 57-të e Policisë së Republikës së Kosovës. Mbi 400 policë të rinj i janë shtuar sot institucionit kryesor të rendit të cilët kanë kryer studimet në Shkollën për Siguri Publike në Vushtrri.

Ata janë rreshtuar në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë në Sallën e Sporteve dhe janë të gatshëm për tu betuar para krerëve të shtetit se do të kryejnë me nderë dhe profesionalizëm detyrën e tyre.

Në ceremoninë e diplomimit po marrin pjesë edhe presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, ambasador të shteteve të huaja dhe familjarë të policëve të rinjë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *