Një rast i dhunës në familje ka ndodhur dje në Fushë Kosovë.
Rasti është raportuar në Polici nga gruaja, e cila e ka denoncuar bashkëshortin e saj për dhunën që ka ushtruar, duke i shkaktuar frikë e pasiguri, raporton Sinjali.
Burri nga Fushë Kosova Sh.B., 30-vjeçar, po dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij për motive ende të panjohura.
Përballë kësaj situate, viktima ka vendosur që zgjidhja më e mirë është që të kërkohet ndihmë nga Policia, duke e raportuar të dyshuarin.
Policia është vënë në veprim dhe ka prangosur burrin e dyshuar, ndaj të cilit Prokurori ka iniciuar rast dhe ka udhëzuar që i njëjti të dërgohet në Psikiatri për trajtim.