E dhimbshme: Ky është personi që u ther për vdekje me thikë në Fushë Kosovë

Një rast i rëndë ndodhi sonte në rrugën “Pjetër Budi” në Fushë Kosovë, ku një person u ther me thikë për vdekje. I riu nuk arriti të mbijetojë dhe fatkeqësisht u dërgua në Emergjencë pa shenja jete, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije se personi që humbi jetën si pasojë e sulmit me thikë është Arsim Hamiti, 41-vjeçar.

Siç mëson Sinjali vdekja e tij tashmë është konfirmuar nga ekipi mjekësor, teksa së shpejti trupi i pajetë pritet të dërgohet në IML për obduksion.
Motivet e rastit janë akoma të panjohura, ndërkohë që të gjitha njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *