Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Tiranë.
Një burrë tullac me tatuazhe në trup është parë që të lëvizë i zhveshur në rrugët e kryeqytetit.
E si fundjave, qytetarët të cilët kanë zgjedhur të kalojnë ditën në Tiranë janë përballur me veprimin e pazakontë të qytetarit i cili shihet që ka dalë nudo, siç e ka bërë nëna, duke mos i bërë përshtypje që është në ambient publik dhe që mund të ketë edhe fëmijë nën moshë.
Në video shihet burri ‘po shijon’ rrezet e diellit totalisht i zhveshur duke shëtitur nëpër Tiranë e duke bërë që kokat e të gjithë qytetarëve të kthehen nga ai.
Burri i paidentifikuar është filmuar nga shumë qytetarë, teksa policia nuk është shqetësuar nga prania e tij pasi nuk është ndaluar.
Nuk dihet çfarë ka ndodhur me këtë qytetar dhe përse ka dalë zhveshur në rrugë, ndërsa vlen të theksohet se kriza ekonomike në vend dhe rritja e çmimeve ndihet kudo në cepat e Tiranës.