Në spektaklin e mbrëmshëm të “Big Brother Vip Albania” u diskutua përplasja mes Olta Goxharit dhe Dea Mishel, e cila nisi në përfundim të spektaklit të kaluar.
Gjatë javës të dyja vajzat kanë hedhur akuza drejt njëra-tjetrës se kanë manipuluar Amosin.”U mërzita për gjërat e tjera që tha pas reagimit tim për ikjen e Amosit. Mendova që kaq mirë sa kemi kaluar bashkë dhe ti paske pasur gjithë këto dyshime, thashë pse e ngre zërin në këtë formë tani që iku Amosi. Nuk kam një argumentim tjetër përveç faktit se është në nominim”, u shpreh Olta e pyetur nga Arbana rreth kësaj situate.
Nga ana tjetër Dea tha se ishte një shpërthim emocional.
“Nuk kam si ta shpjegoj se si jam ndjerë, jam përpjekur të flas me banorët. Nuk jam ndjerë mirë, ndaj kur erdhi shfaqja bëra atë pikturën interaktive”.
Amosi ka thënë për herë të parë fjalën e tij rreth debateve mes Oltës dhe Dea Mishel. Dy vajzat i hodhën fajin njëra-tjetrës për largimin e Amosit, madje bënë edhe akuza të anasjellta për manipulim. Por vetë aktori nuk mendon se është manipuluar as nga Olta dhe as nga Dea. Në Prime-in e mbrëmshëm, ai u shpreh në studio se e vlerëson reagimin e Oltës kur ai u eliminua.
Sa i përket Deas, Amosi mohoi të jetë ndjerë i manipuluar nga ajo, ndërsa për dasmën e Luizit dhe Kiarës tha se ishte zgjedhja e atij të rrinte me Dean.
“Olta aty brenda ka patur një mik, kjo është arsyeja pse u përlot. Për Dean, nuk e kam parë në këndvështrimin që më ka manipuluar, thjesht vendosa të rrija afër dikujt që kam xhan”-tha Amosi