Skuadra e Arsenalit ka bërë gabin e radhës në Premierligën angleze.
Pas hub=mbjes nga Evertoni javën e kaluar, ”Topçinjët” u ndalen me barazim nga Brentfordi në ”Emirates Stadium”, me rezultat 1-1, shkruan IndeksOnline.
Pjesa e parë përfundoi pa gola 0-0, ndërsa Arsenali kaloi në epërsi në minutën e 66-të, me golin mesfushorit belg Leandro Trossard.
Gëzimi i tyre zgjati vetëm tetë minuta, pasi Ivan Toney shfrytëzoi një tollovi në mbrojtjen e ”Topçinjëve”, duke barazuar shifrat në 1-1.
Përkundër barazimit, Arsenali vazhdon të kryesojë tabelën e Premierligës me 51 pikë, gjashtë më shumë se Manchester City.
Në anën tjetër, skuadra e Brentfordit mbetet në pozitën e tetë me 34 pikë.