Sekretari i AAK-së, Muharrem Nitaj, është shprehur i shqetësuar për gjendjen politike në Shqipëri.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se sa herë që Kosova ka qenë në momente të rëndësishme, Shqipëria ka qenë në një far kaosi politik.
Sipas tij, kjo është gjë e çuditshme.
“Sa herë që Kosova ka qenë në disa momente të rëndësishme, në mos edhe vendimtare për të ardhmen e vet, Shqipëria ka qenë në njëfarë kaosi! Ne mund të jemi NJË, por secilit po i ndodh të jetë në hallet e veta!!! E çuditshme kjo!”, ka shkruar Nitaj.
Në Tiranë sot opozita ka protestuar kundër Qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Liderët e opozitës kanë bërë me dije se protestat nuk do t`i ndalin deri në rrëzimin e qeverisë aktuale.