Qeveria e Shqiperisë ka njoftuar se e hëna e 13 shkurtit do të jetë ditë zie kombëtare, si shenjë solidariteti me Turqinë.
Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri shqiptar Edi Rama, i cila përmes një postimi në Facebook, ka kujtuar tërmetin që pati goditur Shqipërinë pak kohë më parë dhe mbështetjen që kishte marrë nga Turqia.
“Në shenjë solidariteti me Turqinë mike, e cila na u gjend pranë kur një fatkeqësi e ngjashme goditi Shqipërinë pak kohë më parë. Ulja e flamurit kombëtar në gjysmë shtize dhe ndezja e një qiriri nga çdonjëri sipas dëshirës e mundësisë, do të jenë shenjat kuptimplota të një të hëne të shenjuar prej dhimbjes njerëzore e solidaritetit popullor që i kapërcejnë kufijtë tanë,”- ka shkruar kryeministri shqiptar.
Kujtojmë se Shqipëria është një ndër vendet e para që ka treguar gatishmëri për të ndihmuar Turqinë, pas tërmetit të fuqishëm prej 7.9 ballë që goditi vendin ditën e hënë, duke lënë deri më tani mbi 18 mijë viktima.