Guardiola bën avokatin e Man City: Kjo çështje u rrëzua një herë, jemi të pafajshëm

Manchester City është në një situatë tepër të vështirë. Kampionët e Anglisë akuzohen se kanë thyer mbi 100 rregulla të “Fair Play”-t financiar të UEFA-s. “Qyetarët” rrezikojnë sanksione, si nga Premier League ashtu edhe nga UEFA-s.

Por, për trajnerin e Man City, Pep Guardiolën, klubi është i pafajshëm. Spanjolli kujton se në vitin 2022 u hodhën poshtë akuzat dhe dënimi u mor për një çështje me të njëjtën tematikë.

Klubi ka dëshmuar në të shkuar pafajësinë. Ajo çka u paraqit të hënën ndaj nesh është e njëjta gjë që u paraqit dhe nga UEFA. Ne jemi dënuar për atë çështje. Dua të kujtoj që 19 klubet e tjera të Premier League po na akuzojnë pa na lënë të mbrohemi.

Jam i bindur plotësisht se jemi të pafajshëm. Jemi me fat që jetojmë në një vend ku të gjithë janë të pafajshëm derisa të provohet fajësia. Do të mbështes Man City para dhe pas vendimit“, theksoi Guardiola.

Për kampionët e Anglisë, Premier League ka ngritur një komsion të pavarur lidhur me shkeljet e supozuara mes viteve 2009 dhe 2018. Gjatë kësaj periudhe, skuadra e Guardiolës ka fituar tre nga gjashtë titujt që ka.

Komisioni mund të vendosë dënime që variojnë nga gjoba dhe zbritja e pikëve deri te përjashtimi nga Premier League…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *