Turqi: Studenti kërkon që nga rrënojat njëherë të nxirret macja e tij, pastaj vetë ai

Një student është gjetur i gjallë nën rrënojat e një ndërtese në Hatay të Turqisë. Megjithatë ajo që i habiti ekipet e kërkim-shpëtimit ishte kërkesa e studentit. Ai pyeti nëse njëherë mund të nxirret nga rrënojat macja e tij, pastaj vetë ai. Macja po ashtu kishte mbetur nën rrënoja, bashkë me studentin.

Kërkesa e studentit Kerem Cetin u plotësua, pasi ekipet arritën ta nxjerrin shëndosh e mirë macen e quajtur Dredhëz, sipas raportimit nga Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka bërë të ditur se numri i të vdekurve në Turqi ka arritur në 19 mijë e 388. Ndërkaq, numri i vdekjeve të raportuara në Siri është 3 mijë 377.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *