Zemaj: Shumë shpejt do të ketë ndërrim të pushteteve

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka komentuar videon e fundit nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje ku akuzon oponentët e LDK-së për qasjen në ekonomi.

Zemaj ka thënë se LDK-ja është duke punuar ne organizim të brendshëm dhe reformim, dhe sipas tij shumë shpejt do të ketë një ndërrim të pushteteve.

“LDK-ja është duke punuar ne organizim të brendshëm dhe reformim, dhe ata janë në dijeni që shumë shpejt do të ketë një ndërrim të pushteteve, një ndërrim më një program kualitativ, me ide konkrete, si ruhet partneriteti”, ka thënë Zemaj në RTV Dukagjin.

Deputeti i LDK-së tutje ka thënë se partitë në opozitë e kanë obligim që t’i mbajnë të rinjtë e të rejat këtu, dhe sipas tij ky obligim është rritur edhe më shumë nga dëshpërimi që kanë qytetarët e Kosovës.

Në kemi obligim që të jemi në kontakt me qytetarët, ky obligim është rritë edhe më shumë nga dëshpërimi që kanë qytetarët e Republikës së Kosovës, nuk është punë opozitës vetëm të kritikojë, por, edhe t’i mbajë të rinjtë dhe të rejat këtu dhe të krijojë një qeverisë me të mirë që e përmirëson jetën e qytetarëve”, ka shtuar Zemaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *