Çitaku e kritikon Haxhiun pasi i tha prokurorit ‘dorëzohu’

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pas raportimit se Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu i ka thënë prokurorit “Dorëzohu, s’është vonë”.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kështu i duan të dorëzuar, si mjekët, ashtu edhe policët e mediat, shoqërinë civile e opozitën.

Çitaku ka thënë se kjo mendësi nuk kalon në Kosovë.

Dorëzohu, s’është vonë” i paska thënë prokurorit e pandehura Albulena Haxhiu, Ministre e Drejtësisë. Sepse, ashtu, të dorëzuar i duan të gjithë. Të dorëzuar i duan mjekët, mësuesit, policët, prokurorët, mediat, shoqërinë civile, opozitën. Kjo mendësi nuk kalon në Kosovë”, ka shkruar Çitaku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *