E rëndë: Humb jetën një 49-vjeçar si pasojë e aksidentit në Gjakovë

Nga aksidenti që ndodhi sot në Gjakovë ka mbetur i vdekur një 43-vjeçar.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, raporton Sinjali.

“Sot rreth orës 06:00 policia është njoftuar për aksident trafiku në fshatin Babaj Bokës (rruga Gjakovë-Ponoshec). Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor dhe ambulanca ka dalë në vendngjarje ku ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e një personi mashkull/kosovar lindur në vitin 1973”, tha Elezaj.

Sipas tij, bazuar në hetimet e para dyshohet se viktima, duke mos përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës me automjetin e tij është vetaksidentuar.

“Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit me vendimin e të cilit trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, shtoi ai.

 Rasti është proceduar si “Vetaksident trafiku me fatalitet”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *