Eksperienca e Xhonatan Islamit në “Big Brother VIP” nuk zgjati shumë, megjithatë ishte e mbushur me momente interesante që nga hyrja e tij spektakolare me parashutë, tek dënimi për dhënie informacioni, bileta e kthimit dhe nominimi i fortë që në fund e eleminoi. Sot, i ftuar në “Pardon My French” në Top Albania Radio ai ka treguar më shumë rreth eksperiencës së tij brenda shtëpisë dhe ndër të tjera ka zbuluar se çfarë e ka penalizuar.
Ajo është enigma e vitit (çfarë e ka penalizuar). Unë aty hyra për veten time, nuk hyra për askënd tjetër pavarësisht interpretimit të keq. Unë po e kuptoj akoma dhe tani më mbrapa që dola, se sa absurde ishte sepse normalisht unë u futa në lojë dhe e dija shumë mirë që të gjithë sytë e banorëve do të ishin tek unë dhe çdo opinion i imi do të përthithej. Unë nuk doja të jepja një mesazh aty, doja të ndikoja në lojë për të përgatitur fushën time. Gjëja që unë kam komentuar dhe kam vënë re që 80% e njërëzve e kanë marrë si diçka që unë po thoja për jashtë, ka qenë një bisedë që ne po e bënim për aty brenda. E gjitha është keqkuptim padyshim dhe kjo u reflektua edhe në momentin kur unë mora zarfin në dorë, kur mu lajmërua se çfarë kishte zarfi, ishte një zhgënim i madh. Ka qenë një nga gjërat që realisht më demoralizojë në atë garë.” – tha Xhonatani, ndërsa tha se gabimi i tij më i madh në lojë ishte:
“Aty duhet të futesh dhe të luftosh gjatë gjithë kohës për lojën, të krijosh situata që ndoshta aty jashtë nuk do i kishe krijuar kurrë dhe kjo është gjëja që unë bëra gabim.”
Në lidhje me “strategjinë” me të cilën ai u fut, Islami tha:
“E kisha një strategji në momentin që u futa, e cila mu godit që në ditën e tretë të qëndrimit që mu duk totalisht absurde dhe normalisht e përjetova shumë. Është edhe njëfarë demoralizimi sepse kuptohet që je totalisht i keqkutpuar.”
Sa i takon banorëve të tjerë, Xhonatani zgjodhi të komentojë atë të dy protagonistëve të deri tanishëm, duke u shprehur:
“Ata janë futur aty për lojë dhe disa prej tyre i njoh edhe nga jashtë dhe realisht mendoj që të paktën këta dy personazhe që përmënde (Luizi dhe Olta) janë dy personazhe që janë futur totalisht për lojë dhe i përgëzoj për këtë që kanë marrë, është një risk që ti merr për imazhin tënd.“
Në fund, çfarë do t’i mungojë Xhonatanit nga e gjithë kjo eksperiencë?
“E shijova, unë e thashë edhe kur dola që në fund të gjithë kësaj gjëje është e rëndësishme që në mendjen time do mbetet si një kujtim i bukur si një eksperiencë e fortë dhe për sa kohë është e tillë padyshim që e shijova.Sigurisht që të jesh aty brenda është një presion i madh, mendja jote punon vetëm për lojën.- u shpreh ai.