“Hakmarrje e pastër”, Dea Mishel thotë se Kiara e kopjoi për nominimin, e ndjen rrezikun që mund të largohet

Mbrëmjen e djeshme Vëllai i Madh i dha mundësinë Kiarës të hapte “Kutinë e Pandorës”. Ajo dërgoi në nominim tre banorë, një prej të cilëve do të largohet të shtunën. Kiara zgjodhi Oltën, Tean dhe Dean.

Ditën e sotme Dea diskutoi bashkë me Nitën për zgjedhjen e Kiarës. Nita tha se po të kishte qenë në vendin e Kiarës do kishte nominuar tre lojtarët më të fortë. 

Sipas Deas, Kiara duhet të kishte një ide më origjinale, jo të kopjonte idenë e saj. Për të kjo ishte një hakmarrje e hapur.

Dea shprehet shumë kurioze për këtë nominim sepse nuk e di sesi do të shkojë.

Ishte pikërisht Dea ajo që nxori në nominim Kiarën, Luizin dhe Efin, ku për pasojë kjo e fundit u largua nga shtëpia. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *