FSK e shpëton një fëmijë 2-vjeçar nga rrënojat në Turqi 

Forcat e Sigurisë së Kosovës e kanë shpëtuar një fëmijë 2 vjeç në Turqi, derisa ende po mundohen ta shpëtojnë edhe nënën e vajzës së vogël e cila është gjallë nën rrënojat e shkaktuara nga tërmeti.

Lajmin e ka konfirmuar shef i Komunikimit Strategjik në Ministrinë e Mbrojtjes, gjenerali Sefer Isufi.

Nga informatat e fundit që i kemi këta kanë arrit me ekipet tona me detektu disa prej njerëzve në rrënoja, dektektimi është i rëndësishëm, në momentin që detektohet masat për nxjerrje janë më të lehta”, ka thënë ai në Tv Dukagjini 

Tërmeti vdekjeprurës në Turqi dhe Siri ka marrë jetën e më shumë se 11 mijë personave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *