Ky është arsyetimi i Komunës së Prishtinës për rritjen e çmimit të biletës në 50 cent

Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Ilirik Musliu ka treguar se cila është arsyeja se çmimi i biletës së rregullte, nga 31 janar është rritur nga 40 cent në 50 cent.

Në përgjigje për Insajderin, Musliu tha se kjo ka ndodhur në kuadër të kredisë së marrë për Trafikun Urban. Ai potencoi se me këtë do të ketë edhe shtim të linjave të reja.

“Marrëveshja për kredi e cila parasheh edhe konsulencën për Trafikun Urban, ka përgatitur pakon me çmimoren e re dhe në të njëjtën kohë do të bëjë ri-organizimin e linjave dhe shtimin e linjave të reja”, deklaroi ai për Insajderin derisa nuk dha përgjigje kur iu përmend edhe premtimi i dhënë gjatë fushatës, për transport falas.

I pyetur nëse dihet se deri kur çmimet do të jenë të tilla, pra me rritje. Drejtori tha se “Vendimi ska ndonjë afat të caktuar”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *