Qeveria e nis mbledhjen me një minutë heshtje në nderim të viktimave të tërmetit në Turqi e Siri

Mbledhjen e së mërkurës Qeveria e Kosovës e ka nisur me një minutë heshtje për viktimat e tërmetit të fuqishëm në Turqi dhe Siri.

Para kabinetit qeveritar, kryeministri Albin Kurti tha se janë të tronditur nga ky tërmet, ndërsa u shprehi ngushëllime familjarëve të viktimave.

“Të lënduarve u urojmë shërim sa më të shpejtë. Republika e Kosovës dhe populli i saj janë pranë Republikës së Turqisë dhe popullit të saj në gatishmërinë më të lartë për mbështetje”, deklaroi Kurti.

Ai shtoi se në bazë të kapaciteteve të saj, Kosova do të ndihmojë Turqinë në tejkalimin e kësaj tragjedie.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *