Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një shkëmbim zjarri mes Policisë dhe disa personave që ka ndodhur sonte rreth orës 00:30 në Skenderaj. Si pasojë e kësaj, dy zyrtarë policorë kanë mbetur të plagosur, me ç’rast janë dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për ndihmë mjekësore.
Sinjali mëson ekskluzivisht nga burimet se personat e dyshuar për plagosjen e policëve janë gjenerali Nuredin Lushtaku dhe vëllezërit e tij.
Sinjali mëson se Policia tashmë është vënë në lëvizje që të arrestohen të dyshuarit të cilët shtinë me armë zjarri drejt zyrtarëve policorë, si dhe i rrahën ata me mjete të forta, vetëm pse atyre u shqiptuan një tiketë të trafikut.
Burimet e Sinjalit nga QKUK njoftuan se njëri nga policët dyshohet se ka marrë plagë në kokë nga mjetet e forta, por përkundër gjendjes së rëndë ai ndodhet jashtë rrezikut për jetë.