5-vjeçarja Sidra, e cila ndodhej nën rrënoja në Hatay, u shpëtua pas 35 orësh përpjekjeje nga ekipet e kërkim-shpëtimit, raporton Hurriyet.
Pas tërmeteve në Kahramanmaraş dhe rrethinat e tij, ndërtesat u shembën në lagjen Kırıkhan të Hatay.
Një vajzë 5-vjeçare e quajtur Sidra priti të shpëtohej nën rrënoja dhe ia doli të nxirrej e gjallë.
Bilanci i viktimave në Turqi dhe Siri ka shkuar në mbi 5 mijë pas tërmetit.