Puthja mes Luizit dhe Kiarës ishte padyshim një nga ngjarjet më të shumëpritura të 40 ditëve të para në shtëpinë e “Big Brother”, e që nga ajo ditë kanë ardhur edhe shumë puthje të tjera mes ciftit, megjithatë duket se këngëtari nuk ka qenë i kënaqur me kaq dhe ja ka dalë që një të tillë t’ja rrëmbejë edhe një tjetër banori në reality show.
Nuk po flasim për asnjë prej vajzave të programit, por për Maestro Armaldo Kllogjerin, të cilit Luizi ja ka dalë ta puthë edhe pse artisti ka rezistuar dhe nuk ka dashur. Në fakt, e gjithë situata është bërë në kuadrin e shakasë dhe sigurisht simbolizon gjithë marrëdhënien e tyre në këtë “Big Brother”, që aq sa “përleshen” me diskutimet dhe debatet e tyre, aq edhe “duhen” dhe në fund gjithcka mbaron me një puthje. Madje mund të themi që Armaldo, pavarësisht lojës që ka zgjedhur të bëjë, mund të konsiderohet një pjesë e rëndësishme e “grupit të Luizit”.
Kujtojmë që Kllogjeri dje ja ka arritur të marrë puthje nga të gjithë banoret vajza të shtëpisë, për një “mision” të tijin, ndërkohë që me puthjen e marrë edhe nga Luizi sot, ja ka dalë që të ketë edhe një bonus e ta quajë misionin e kryer me sukses.