Osmani nga Mali i Zi: Diskutuam për fuqizimin e përpjekjeve kundër tendencave anti-demokratike në rajon

Presidentja Vjosa Osmani, po qëndron në një vizitë zyrtare në Mal të Zi. Ajo u prit me ceremoni shtetërore nga Presidenti i shtetit fqinj.

Presidentja e Kosovës ka shpërndarë fotografi të takimit të saj me homologun Dukanoviç, ku tha se kanë dikutuar mbi rëndësinë e koordinimit të përbashkët për ta forcuar partneritetin ndërmjet Kosovës e Malit të Zi, si dhe fuqizimit të përpjekjeve të të dyja vendeve kundër tendenvave anti-demokratike në rajonin tonë.

Tutje, në njoftimin e Presidencës thuhet se raportet në mes vendeve tona janë të ndërtuara mbi frymën e respektit të ndërsjelltë, si dhe bashkëpunimit dhe përkushtimit të dyanshëm për të ardhmen tonë euroatlantike.

Njoftimi i plotë i Presidencës:

E ardhmja e vendeve tona është në Bashkimin Evropian dhe së bashku do të punojmë për të realizuar këtë synim të qartë.

Me Presidentin Đukanović diskutuam për rëndësinë e koordinimit të përbashkët për ta forcuar partneritetin në mes të Kosovës dhe Malit të Zi, si dhe fuqizimin e përpjekjeve tona kundër tendencave anti-demokratike dhe destabilizuese në rajonin tonë.

Raportet në mes të vendeve tona janë të ndërtuara mbi frymën e respektit të ndërsjelltë, bashkëpunimit dhe përkushtimit të dyanshëm për të ardhmen tonë të euroatlantike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *