E gjithë shtëpia i është përmbysur nga vërshimet e mëdhaja të shiut qytetarit nga Komuna e Shtimës, Cufa Hysenaj.
Hysenaj tregoi për Insajderin, se me këtë problem është duke u ballafaquar tash e 5 vite, dhe që nga Komuna i është premtuar se do të merren me rastin, por ai tha se nuk kanë ardhur asnjëherë për zgjidhjen e këtij problemi.
”Qe 5 6 vite kam këtë problem, Komuna e Shtimes kanë premtu që kanë me kry këtë punë edhe nuk po vijnë”, tha ai për Insajderin.
Reshjet e fundit të shiut me erëra dhe breshër në komunën e Shtimes kanë shkaktuar dëme materiale në shtëpi si dhe në kultura bujqësore.
PAMJE: