Banorët e “Big Brother” janë vendosur në një provë ditën e sotme nga produksioni, duke u sfiduar të mos reagojnë ndaj disa shpërqëndrimeve që janë bërë pjesë e shtëpisë. Kështu, konkurentët do duhet të vazhdonin rutinën e tyre si normalisht, teksa në shtëpi janë vënë kronika lajmesh, është futur një qen, janë bërë thirrje të ndryshme, madje është bërë pjesë e reality-t, për pak minuta edhe fituesi në fuqi i formatit, Ilir Shaqiri.
Balerini i njohur ka qenë një prej shpërqëndrimeve të futura në shtëpi, e ndërsa fillimisht banorët nuk kanë reaguar për prezencën e tij, Olta ka qenë ajo që ka thyer rregullin dhe e ka takuar, madje i është hedhur në qafë, duke e humbur edhe sfidën.
Pas Oltës më pas e kanë takuar edhe banorët e tjerë, teksa Iliri ka dhënë edhe mendimet e tij për lojën.
Megjithatë veprimi i Gixharit nuk ka kaluar pa u vënë re nga konkurentët që e kanë akuzuar për humbjen e lojës dhe automatikisht të 10.000 eurove nga cmimi i madh.
10.000 euro për të kapur në qafë Ilirin? Zgjedhje e guximshme…