Napoli i qetë për Rrahmanin, mbrojtësit i dyfishohet vlera në merkato

Amir Rrahmani është shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm të organikës së Napolit. Mbrojtësi i Kosovës duket se ka gjetur vazhdimësinë në fushë dhe ka hedhur pas krahëve problemet fizike. Mediat italiane shprehen të sigurta se 28-vjeçari ka gjetur gjuhën e përbashkët me klubin napolitan sa i takon rinovimit dhe mbetet vetëm konfirmimi zyrtar.

Falë kësaj marrëveshje, drejtuesit e Napolit janë tejet të lumtur pasi përveçse kanë gjetur te Rrahmani një lider në fushë, pas rinovimit janë të mbrojtur edhe nga sulmet e klubeve të tjera në merkato. Kjo pasi me kontratën e re që pritet ta lidhë Rrahmanin me Napolin deri në vitin 2027 ndërsa si opsion është edhe rinovimi për vitin 2028, vlera e mbrojtësit në treg shkon në 30 milionë euro.

Dhe, në rast shitje të Rrahmanit, te Napoli janë të lumtur sepse për ta transferuar nga Verona shpenzuan vetëm 14 milionë euro dhe tashmë lojtari i Kosovës, vlen dyfish dhe mund t’i sjellë klubit të ardhura të mjaftueshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *