Hapja e kufirit gjatë fundjavës ka sjellë dyndje të shqiptarëve nga Kosova drejt bregdetit shqiptar. Pasditen e sotme një furgon i mbushur plot me pasagjerë është parë në Golem. Siç duket edhe në pamjet më poshtë, në automjetin me targa të Kosovës ndodhen një numër i madh qytetarësh, të ngjeshur njëri-pas tjetrit duke qëndruar në këmbë.
Prej disa ditësh ka nisur zbatimi i marrëveshjes për hapjen tërësore të kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Çdo fundjavë gjatë sezonit veror në pikat kufitare nuk do të ketë asnjë ndalim për kontroll dokumentash apo policor. Marrëveshja u arrit në mbledhjen e fundit të përbashkët të dy qeverive ku është rënë dakort që çdo fundjavë nga një qershori deri në 30 shtator mes Kosovës dhe Shqipërisë të mos ketë asnjë ndalesë në kufi./express