Kjo është vajza që priti shtatë orë për ndihmë nën rrënoja në Turqi

Një vajzë pesëvjeçare është shpëtuar nga rrënojat shtatë orë pas tërmetit, sipas mediave turke.

E vogla Ayse jetonte me nënën e saj mësuese, babanë dhe vëllanë në një ndërtesë gjashtëkatëshe në qytetin Kahramanmaraş. Kur tërmeti goditi zonën, ndërtesa u shemb dhe familja mbeti e bllokuar nën rrënoja.

Nëna u dërgoi një mesazh kolegëve të saj mësues në grup

Ata ishin të gjithë gjallë. Nëna arriti t’u dërgonte një mesazh grupi kolegëve të shkollës dhe u bëri thirrje për ndihmë. Pas kësaj, shumë prej tyre shkuan për të ndihmuar familjen e kolegut të tyre.

Nëna, babai dhe djali u shpëtuan herët në mëngjes, por nuk ishte e lehtë për të arritur tek vogëlushja Aysa. Mund të flisnin me të dhe në një moment ajo tha se ishte mirë.

Ajo e kapi fort dorën e babait të saj

Shtatë orë më vonë, vajza e vogël u nxor nga rrënojat. E vendosën në barelë dhe e çuan në ambulancë. Sipas mediave lokale, ajo e ka mbajtur fort dorën e babait të saj gjatë gjithë kohës që po e çonin në urgjencë.

Menjëherë pas nxjerrjes së vajzës, ka ndodhur një tjetër tërmet i fortë, i cili ka shkaktuar panik dhe ka shkaktuar shembjen e një pallati aty pranë.

“Ne gërmuam me duart tona për të nxjerrë nënën, babin dhe djalin. Dhe të njëjtën gjë bëmë edhe për Ajsën e vogël. Arritëm ta nxirrnim. Sapo dëgjova se çfarë ndodhi, hipëm në makinë dhe nxituam këtu”, tha një mësuese që punonte me nënën e Ayse dhe që ndihmoi në shpëtim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *